Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi e Komunës së Skenderajt, ka nxjerr vendim i cili mban datën 08.08.2019 me të cilin shfuqizon aktvendimin nr.05/353-160 dhe kontratën e lidhur me datën 18.03.2010, me të cilin ju është dhënë prona në shfrytëzim Labinot Durakut, ne ketë vendim në arsyetim thuhet qe e njëjta është dhënë jashtëligjshëm nga ish-drejtori Fadil Nura, e për ketë ka ngjallur reagim nga ky i fundit duke akuzuar dhe banalizuar rënd me vendimin në fjalë duke i quajtur “analfabetizma simpatik” zyrtarët komunal.
Me poshtë postimi i Fadil Nurës pa ndërhyrje:
Analfabetizmi simpatik i Komunës sime !
Më paskan targetuar si “shkelës të ligjit”…
It’s OK, i vetëdijshëm se aty ku nuk ka pergjegjësi, etikë dhe profesionalizem është normale të shohesh shkarravina nga diletant të tillë!
Por është për keqardhje, së si dy organe që do të duhej të ishin profesionale bëjnë skandale të tilla; shih menyren e inicimit, kompetencat dhe proceduren deri të arsyetimi i qështjes, të cilën laiku më i madh e kupton që janë veprime tersisht subjektive, e mos të flasim për aspekte formale e përmbajtësore të ketyre shkresave.
Megjithatë të gjitha këto janë të parëndesishmë për derisa qenka gjetur “shkelësi i ligjit” i cili paska shkelur një “ligj të dhënjës në shfrytëzim dhe kembimit të pronës komunale”, por që për qudi ky “ ligj” nuk paska as Nr … e as datë .. !
O “Ekzemplarë të dijes” a dini more ju me lexu aa, a me kuptu aa ..?????????????
Aktvendimin bashkë me Kontratën të cilen e kam nenshkruar mban daten 18.03.2010, ndersa Ligji (i parë )Nr. 03/L-226 për dhënjën në shfrytëzim dhe kembimin e pronës komunale, ka hyrë në fuqi me 30.11.2010, plot tetë (8) muaj e 12 ditë më vonë, atëher si po u shkelka një ligj që nuk ekziston ?
Prandaj, o “Dalldyshana” para dt.30.11.2010 dhënja në shfrytëzim të perkohshëm e pronës komunale (në mungesë të këtij ligji )është rregulluar më rregullore të veqantë të miratuar në Kuvendin Komunal.
Në fund dhe për kureshtje, shihni edhe një “Marifet” tjeter interesant në këtë “ Vendim” i cili në nenin 1; Kontraten e nenshkruar nga ana ime e kualifikon si të paligjshme, ndersa neni VI i po këtij “Vendimi” i referohet asaj kontrate si valide dhe të plotfuqishme, neni VI, citoj: “ Siq parashihet në kontraten e lidhur me dt. 18.03.210 neni 4, pala obligohet …..”!
Hajde men hajde …. jo valla tani pse po ju thojnë analfabeta ??