Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar pasi emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes.
“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.
Ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat.
Ai e mbante këtë post që prej vitit 2021 kur u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave./PrishtinaPress/