10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

DFK nderoi tri personalitete me ‘Çmimin për kontribut të veçantë’ përgjatë vitit 2018

Në hapje, drejtori ekzekutiv i organizatës ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari theksoi se kjo ngjarje shënon momentet kyçe të një viti angazhimesh, përpjekjesh dhe sfidash në rritje e transparencës, llogaridhënies dhe demokratizimin e institucioneve lokale.

Promovimi i qeverisjes së mirë, është detyrë e përbashkët, ndërkaq shoqëria civile jo vetëm se është artikulues i kërkesave të qytetarëve, por duhet të shihet partner institucional në arritjet e përbashkëta.

Ai ftoj organizatat dhe mediat që të shtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për tu kthyer si dritare e promovimit të shembujve të mirë dhe lidhje e qëndrueshme e qytetarëve me institucionet. Për të vlerësuar ndarjen e çmimit për togerin e FSK, Ismail Hoxha, në fjalën e tij zëvendës-ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë, tashmë drejt tranformimit në Ministrinë e Mbrojtjes theksoi se demorkatizimi duhet të kaloj nga duart e qytetarëve, ndërkaq shembujt sikur ky i togerit Hoxha, duhet të jenë model për të rinjët që përmes punës dhe përkushtimit të larësojnë, jo vetëm vehten, por institucionin dhe vendin në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq në fjalën e tij, drejtori i Institutit KLGI, uroj rrjetin e organizatave ‘Demokracia Fillon Këtu’ për angazhimin dhe ngjarjen. Ai theksoi se qeverisja lokale ëshë adresa e parë e qytetarit dhe se vetë demokracia parasheh praktika që sigurojnë që strukturat qeverisëse nuk janë të shkëputuara nga qytetarët, e për këtë është tejet e rëndësishme pjesmarrja e qytetarëve në vendim-marrje dhe kërkesat e vezhdueshme të shoqërisë civile dhe medias për llogaridhënie efektive.

Pra, demokratizimi është një ushtrim jo i lehtë dhe si e tillë, sa më e madhe të jetë pronësia e publikut në politikat dhe lidhja mes akterëve aq më shumë rritet besueshmëria dhe garantohet zhvillimi demorkatik.

Çmimi për kontribut të veçantë është ngjarje vjetore, që u ndahet personaliteteve që përmes anagazhimit, japin shembuj të mirë të aktivizimit qytetarë, demokratizimit dhe përfaqësimit dhe promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img