7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dezinsektimit hapësinor në Prishtinë, orari kur qytetarët duhen mbajnë dritaret e mbyllura

Duke filluar nga dita e nesërme fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë  pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Sipas kumtesës dërguar nga komuna, duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;

21.06: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari;

22.06: Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;

23.06: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe, Gërmi dhe Vneshtat;

24.06: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovice e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll, Hajvali.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, për së paku një orë duhet të kufizohet dalja në hapësirat që dezinsektohen. Gjithashtu, dritarët e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda. Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img