0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Deveja “Camilla” parashikon fituesin e duelit mes Anglisë dhe Iranit

Anglia do të fillojë nesër (21 nëntor) rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me përballjen ndaj Iranit.

Tre Luanët cilësohen si favoritë në letë për këtë përballje që fillon nga ora 14:00 në stadiumin “Khalifa International Stadium”, në kuadër të Grupit B.

Por, para këtij takimi, deveja Camilla ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i kësaj sfide, duke parashikuar se Anglia do të dalë triumfuese.

Pronarët e Camilla-s, Jenny dhe Vernon këmbëngulin se ajo nuk e ka kurrë gabim

Pronarët e saj, Jenny dhe Vernon Moore nga Melton Mowbray kanë këmbëngulur se ajo nuk gabon kurrë në parashikime.

“Është një fatsjellëse më e mirë e mundshme për Gareth (Southgate) dhe lojtarët. Kalimi i fazës së grupeve është e siguruar”, ka thënë Vernon.

“Ne i kërkuam asaj të zgjidhte midis flamurit tonë dhe të kundërshtarit të vendosur në kavalete disa metra para saj dhe ajo marshonte drejt flamurit tonë”.

Devetë kanë një status të veçantë në qytetin pritës të Kupës së Botës në Katar , ku ato janë të trajnuara për sportin jashtëzakonisht të popullarizuar të garave me deve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img