Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka shfrytëzuar dy femra për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar, transmeton Indeksonline.
Prokurori ka urdhëruar policinë që rasti të hapet “Trafik me njerëz” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.