“Kam nevojë për det”.
Sa shpesh e dëgjojmë këtë shprehje nga dikush që është lodhur nga puna apo nga detyra të tjera? Kanë shumë të drejtë! Studimet kanë treguar se deti jo vetëm na bën të ndihemi më të relaksuar, por edhe ndryshon kiminë e trupit tonë. Bright Side na tregon përfitimet e kalimit të një dite në plazh. Prandaj, vendosni një destinacion bregdetar në listën e vendeve për të vizituar këtë verë.
Deti ka qenë një ilaç për dhjetëra breza
Qeniet njerëzore kanë qenë në gjendje të kuptojnë efektet e shëndetshme të detit për dekada të tëra. Në shekullin e 18-të, mjekët i nxisnin njerëzit të lundronin në det, pasi mendohej se kishte përfitime mjekësore. Spitalet e veçanta detare u ngritën plotësisht për kryerjen e këtyre praktikave. Dhe sot mund të themi se ata janë në rrugën e duhur, pasi u zbulua se efekti që deti ka tek qeniet njerëzore është i madh.
Deti na ndihmon të relaksohemi
Një nga efektet që u zbulua nga një ekip shkencëtarët të cilët filluan të studiojnë lidhjen mes afërsisë bregdetare dhe shëndetit në një projekt të quajtur BlueHealth, shkruan revistaclass. Shkencëtarët zbuluan se tingujt e detit stimulojnë një zonë të trurit të quajtur lëvore paraballore, e cila është zona përgjegjëse për emocionet tona dhe reflektimin personal. Pra, tingujt e detit zgjerojnë dhe përmirësojnë vetëdijesimin dhe mirëqenien emocionale.
Valët e detit luajnë një rol edhe në mirëqenien tonë, megjithëse mund të duket surreale. Sipas hulumtimit, kur jemi në plazh, trupi ynë thith jonet negative që janë lëshuar nga valët e detit. Kjo inkurajon trupin tonë për të thithur më shumë oksigjen dhe për të rregulluar nivelet tona të serotoninës, një substancë që kontrollon ankthin. Prandaj, ne kur jemi përballë detit ndjejmë paqe.
Valët e detit ulin stresin
Specialistët thonë se zhurma e emetuar nga deti zvogëlon nivelin e kortizolit, hormoni i stresit dhe transmeton qetësi.
Sipërfaqja e tij na bën të ndihemi të sigurt
“Kur ne shohim det, ose kur jemi pranë bregut, ne jemi në një mjedis të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm”,-thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich. Ai shpjegoi se ne ndjehemi të sigurt kur jemi në vende të lira nga kërcënimet: si kafshët e egra në xhungël apo kriminelët në një qytet të madh. Sipërfaqja e detit që humbet në horizont në mënyrë të sheshtë dhe konstante transmeton në trurin tonë një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie.