-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Detajet nga plagosja e trefishtë në Vlorë

Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pas një konflikti të çastit.

Policia e Vlorës e klasifikon konfliktin për motive të dobëta, teksa ka zbardhur dhe dinamikën e plotë të tij.

Mexhit Arapi, 40 vjeç, ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty, Ervis Sejko 35 vjeç.

Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Mexhit Arapi është larguar, teksa dyshohet se në banesë ka marrë thikën dhe është rikthyer në berberhane.

Ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon, por për të mbrojtur këtë të fundit është hedhur dhe personi tjetër Kevin Nuredini 23 vjeç; dhe këtu ka nisur përleshja brenda berberhanes.

Pasi janë konfliktuar me grushte dhe shkelma, ky i fundit ka plagosur me thikë dhe Kevin Nuredinin duke i shkaktuar plagë.

Autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por nga plagët e marra nga përleshja s’ka mundur.

Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Sakaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar komplet ngjarjen në fjalë.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat për rrjedhën dhe motivet e ngjarjes, teksa janë pyetur dhe disa të tjerë dëshmitarë okularë të ngjarjes. Dyshohet se në momentin e sulmit në berberhane mos të ketë pasur klientë. /Euronews Albania/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img