Site icon PrishtinaPress

Detajet e takimit të nesërm të Vuçiqit me Listën Srpska në Beograd, pritet përçarja

Kryeministri serb Aleksander Vuçiq nesër do të duhet të ulet në një tryezë me përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës për të zgjidhur konflitet mes deputetëve të Lëvizjes Socialiste dhe Listës Srbe, si dhe faktin që disa prej tyre kanë devijuar politikat e Beogradit, që ai i sheh si pasojë e faktorëve të huaj dhe shqiptar.
Takimi, sipas raportimeve të mediave serbe, do të fillojë nga ora 9:00, transmeton Koha.net.
“Disa njerëz i kanë dhënë të drejtë vetes që të punojnë diçka që është kundër interesave të Serbisë. Aty kanë qenë të përfshirë faktorë të huaj dhe natyrisht shqiptarët, ka pasur edhe gjëra tjera që unë sot nuk do të flisja”, ka thënë Vuçiq, duke. Nesër do të mbahet takimi nga ora nëntë dhe ky është rezultati dhe fundi i kësaj pune”, ka thënë Vuçiq.
Kryeministri serb më pas ka thënë se ka besim të plotë te lideri i Lëvizjes Socialiste, Aleksander Vulin, deputetët e së cilës parti u kthyen në Kuvend pas tre muajsh ngrirje pozitash, pas miratimit të Ligjit për Trepçën.
E Aleksander Vulin ka thënë se ata deputetë të partisë së tij që nuk i përgjigjen politikave të Beogradit, mund ta llogarisin veten jashtë partisë menjëherë.
Kurse i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se veprimi i deputetëve të Lëvizjes Socialiste ka thyer unitetin e përfaqësuesve serbë në Kosovë.
Ai ka thënë se pas takimit do të jetë e qartë se “kush mbështetë politikën e shtetit të Serbisë dhe cilët grupe politike apo individë në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit e njohin Isa Mustafën dhe qeverinë e tij si të tyren”.
I gjithë konflikti ka ndodhur pas shkarkimit të ministrit të MAPL-së Lubomir Mariq (SNS) dhe vendosjen në vend të tij të ministres Mirjana Jevtiq (PS).
Përfaqësuesit e SNS-së në Kosovë pas kthimit të deputetëve të LS-së në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se anëtarët e LS-së “Che Gevarën e zëvendësuan me Enver Hoxhën për një grusht para”, ndërsa Gjuriq i ka quajtur “përfaqësuesit e vetëshpallur e të rremë serbë”.

Exit mobile version