Lojtarët e Anglisë e kanë veshur fanellën me stemën ikonike të përbërë nga tre luanë për më shumë se 150 vite, por a e dini arsyen pse?
Anglia është përballur me Skocinë në ndeshjen e tyre të parë zyrtare në vitin 1872, në një ndeshje historike që u luajt në Glasgou dhe përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Anglezët luajtën me tre luanët në fanellën e tyre atë ditë pasi kishte qenë një simbol i kombëtares prej krijimit, madje u bë subjekt i një kënge të famshme nga Baddiel dhe Skinner.
Në ndërkohë, një tjetër detaj i fshehtë në stemë e Anglisë është zbuluar që shumë pak persona mund ta kenë ditur.
Sipas The Sun, secili nga këta tre luanë ngërthen një kuptim ndryshe në vete.
I pari përfaqëson mbretin Henri I, i cili e udhëhoqi shtetin nga 1100 deri në vdekjen e tij në 1135 dhe ishte cilësuar gjerësisht si ‘Luani i Anglisë’.
Pas kurorëzimit të tij, mbreti shtoi një luan në Armët Mbretërore të Anglisë.
Kur ai u martua me Adelizan në vitin 1121, kërkoi një luan të dytë që t’i shtohej Armëve Mbretërore, për të nderuar vjehrrin e tij, Godfrey I, Kontin e Louvain.
Luani i tretë nuk u shtua deri në vitin 1154, kur mbreti Henry II – nipi i Henry I – u martua me Eleanorën.
Henry II e zbatoi atë për të nderuar gruan e tij pasi ajo gjithashtu kishte një luan në stemën e saj familjare.