Site icon PrishtinaPress

Detaje të reja nga vrasja në Malishevë, viktima është një 30-vjeçar nga Suhareka

Para pak minutash GazetaDemos ka raportuar për një vrasje që ka ndodhur këtë mëngjes në Banjë të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, cili ka njoftuar se dorasi tashmë është dorëzuar në Polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka thënë ndër të tjera ai për Demos.

Ndërkaq, në mediat lokale janë zbuluar disa detaje tjera lidhur me këtë ngjarje.

Portali Malisheva sot ka raportuar se viktima është një 30-vjeçar nga ti Vraniq i Suharekës, ndërsa dorasi është nga Bellanica e Malishevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur tek rrethi i autostradës në Banjë të Malishevës, saktësisht te pompa e derivateve “Mani”.

Exit mobile version