Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.
Gjokaj ka bërë të ditur se vajza e vrarë është 9 vjeçare.
“Para gjysmë ore ka ndodhur vrasja në Brekoc. Një i dyshuar ka vrarë gruan dhe çikën e vet, i dyshuari është arrestuar në masat e Policisë. Gjithçka është nën kontroll, dhe për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Gjokaj për lajmi.net.
Ndryshe jozyrtarisht mësohet se çifti kanë qenë në prag të shkurorëzimit, kurse vrasja ka ndodhur në shtëpinë e tashmë të ndjerës.
Gruaja e vrarë në Brekoc të Gjakovës ka qenë shtetase e Shqipërisë, por e cila ka jetuar në Kosovë që nga paslufta.
Madje mediat raportuan se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është P.N, i cili ka qenë i arrestuar pikërisht për rrahjen e gruas.
Gjitha këto informacione ende mbetën të pakonfirmuara, pasi Policia është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet e tjera.
I dyshuari për kryerjen e këtij akti është arrestuar nga Policia, dhe Prokurori i rastit pritet të marrë vendimin së shpejti.