11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Detaje të reja nga Policia e Kosovës për vdekjen e dyshimtë të gruas nga Dragashi

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka prezantuar detaje të tjera për vdekjen e dyshimtë të gruas nga Dragashi.

Sipas njoftimit të Policisë e ndjera ka jetuar në shtëpinë e vëllait dhe për të është kujdesur gruaja e vëllaut dhe nipi i saj.

”E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar. Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata ( gruaja e vëllait) dhe nipi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima kishte pasur më herët një rast të dhunës në familje.

”Bazuar ne te dhënat e Policisë për këtë viktime ka qene I hapur vetëm 1(një) rast I :Dhunës në familje” me date 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, raste tjera nuk ka pasur. Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta. Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës , sipas familjareve viktima ka pasur problem te shumta shëndetësore ( nuk ka qene në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike )”, thuhet në njoftim.

”Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktimdhunohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë pas kontrollit dhe ekzaminimit për vendin e ngjarjes është konstatuar ”Vdekje e dyshimtë”.

”Ne ora 12:30, mjeku kujdestar I QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka marr rastin për hetim të mëtejmë, të cilat kanë ndërmarr dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit. Lidhur me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img