Këngëtari nga Gjakova, Valon Shehu, ka përfunduar të shtunën në prangat e Policisë pasi u kap me drogë. Zyrtarët policorë i gjetën atij një sasi të drogës, pasi e ndalën për ta gjobitur për kundërvajtje në trafik, për shkak të shkeljes së rregullave, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e ndali Shehun në rrugën “Gasper Karaqi”, për kontroll dhe verifikim, me ç’rast rezultoi se po lëvizte me veturën e tij në kundërshtim të rregullave në trafik.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i njëjti e ka pasur të ndaluar për të qarkulluar me veturë, për çka Policia u detyrua që të veprojë në bazë të ligjit, për t’ia konfiskuar veturën.