Site icon PrishtinaPress

Detaje të reja, i dyshuari që i plagosi nënë e bijë ka gjuajtur edhe policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë.

Përmes një komunikate për media të PK, bëhet e ditur se për arrestimin e të dyshuarit janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri.

I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, mirëpo policia së bashku me autoritetet e tjera po heton rastin.

“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin.

Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e PK.

Exit mobile version