Një rast i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një vajzë është rrahur brutalisht. I dyshuari, që s’dihet nëse është partneri i saj, e sulmon brutalisht derisa e rrëzon përtokë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia e kanë konfirmuar për Sinjalin se janë aktivizuar dhe kanë arritur t’i identifikojnë palët e përfshira.
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një çift, burrë e grua – të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor dhe po intervistohen.
Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.