1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Detaje të aktakuzës – Rasti për të cilin akuzohet Haxhi Shala

Dyshimet për keqpërdorim me tri vota i kushtuan me ngritje të aktakuzës ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura me 14 shkurt 2021.

Shala akuzohet për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Përveç Shalës, prokuroria ka ngrit aktakuzë edhe ndaj 6 personave tjerë, zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së.

Siç njofton prokuroria, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img