0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Detaje: Si e zbuloi policia vrasjen e katërfishtë në SHBA, pamje nga vendngjarja

Rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan (49 vjeç) vrau gruan e tij Ornela Morgan (43 vjeç) dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Daily Mail raporton se pas vrasjes së tyre, polici vrau edhe veten, transmeton Paparaci.

Watson pritej që të dilte në pension gjatë muajit mars të këtij viti.

Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me armë zjarri”, tha policia.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”, tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img