Një fëmijë i moshës 4 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në bunari në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për E.Shabanin. Vogëlushi tashmë i ndjerë, kishte shkuar së bashku me familjen, te daja i tij.
Rasti tragjik ndodhi pasi vogëlushi së bashku me disa fëmijë të tjerë ishte afruar afër bunarit ku edhe ra brenda tij.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një femijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) .
“Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikesit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kundestar. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdetar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, ka thënë për Indeksonline, Kanun Veseli.