Site icon PrishtinaPress

Detaje se si dhe pse u rrëmbye një person në autostradën Tiranë-Durrës

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se i riu i rrëmbyer është Indrit Beqiraj. Ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në autostradë ku Indrit Beqiraj lëvizte bashkë me vëllain e tij Gentianin. Atyre u ka prerë rrugën një motor ndërsa më pas janë dhunuar ndërsa Indriti është rrëmbyer nga këta persona.

Ka dyshime të forta se autorët dhe dy vëllezërit e dhunuar njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Exit mobile version