-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Detaje se kush janë personat që u prangosën nga Krimet Ekononike

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka realizuar dy operacione policore, në dy raste të veçanta, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Rasti i parë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operative dhe hetimore që ka zgjatur rreth një vit, hetuesit policorë kanë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat penale  ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe  ‘marrja e ryshfetit’.

Bëhet fjalë për arrestimin e një mbikëqyrësi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

“Sot, më 30.06.2023, është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit Sh.G., (mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë). Ai dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet (1880 euro), në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve”, njofton policia.

Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Rasti i dytë:  Sektori i Hetimeve Financiare i DHKEK, më  30.06.2023 ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontroll në dy lokacione të ndara,  njëra në Prishtinë dhe tjetra në Prizren. Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’.

“I dyshuari i parë (refer me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli)”, njofton policia.

“Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me refer dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit.

Të dyshuarve  pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img