3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Detaje rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së madhe mes Kosovës dhe Japonisë

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme së bashku me zv ministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë Marrëveshjen e rëndësishme ndërmjet dy shteteve.

Kjo ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Të dy nënshkruesit e Marrëveshjes do të mbajnë fillimisht një takim në orën 17:30 në nërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa Marrëveshja do të nënshkruhet në orën 18:00 po ashtu në ndërtesën e ekzekutivit, në sallën  P32.

Pas ceremonisë së nënshkrimit do të mbahet konferencë për medie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img