16.4 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Detaje rreth bisedës së Kurtit me Sarrazinin

Zyra e kryeministrit ka dhënë detaje rreth bisedës së Albin Kurtit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë një mëngjesi pune në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Siç thuhet në komunikatë, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit.

Kryeministri e falënderoi Sarrazinin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Kurti theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img