Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të takojë një delegacion amerikan, të prirë nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.
Në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Telegrafi merr vesh nga Zyra e Kryeministrit se takimi do të zhvillohet në ora 18:00, ndërsa pas takimit pritet të ketë një konferencë për media për të rejat nga kjo vizitë.
Siç merr vesh Telegrafi në këto takime përveç bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes të arritur në Washington, do të diskutohet edhe për çështje tjera të bashkëpunimit në asketin ekonomik dhe politik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.