3.7 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Detaje për sulmin me breshëri plumbash në “Venom”: Persona të panjohur gjuajtën me kallash nga motoçikleta

Të paktën 20 plumba janë shkrepur mbrëmë në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës. Gazeta Express raporton se si pasojë e sulmit janë shkaktuar thyerje të xhamave të objektit, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të punës së diskotekës.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur nga persona të panjohur, të cilët janë parë duke lëvizur me motoçikletë.

Në vendngjarje ka dal edhe Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk bëhet e ditur për arrestimin e ndonjë të dyshuari.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës, gjithashtu nuk dihet motivi i sulmit.

Diskoteka ka paralajmëruar se ndejat dhe mbrëmjet do të vazhdojnë të mbahen ashtu siç janë planifkuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img