E pa si rrugë të vetme për shpëtim.
Por mbarimi i saj doli të jetë fatal për një 41 vjeçar nga Prishtina.
Kjo meqë në këtë vend dyshohet se Arsim Hamiti u kap nga të dyshuarit A.M e L.B, nga të cilët i erdhi edhe vdekja.
Pak orë pas kësaj ngjarje të rëndë njollat e gjakut ishin pastruar nga banorët e kësaj rruge.
Ata mbrapa kamerës i thanë ekipit të televizionit që të ndjerit nuk i është ofruar ndihmë derisa kanë arritur edhe ekipet policore në vendngjarje.
Me një autoambulancë e nën përcjelljen e patrullës së Policisë, u dërgua në Qendrën Emergjente në QKUK por nuk arriti të mbijetojë.
Të hënën familjarët e të ndjerit Arsim Hamiti, për shkak të gjendjes emocionale nuk dëshiruan të flasin para kamerës.
Por motivet e vrasjes së Hamitit i bëri të ditura, avokati i të dyshuarit L.B, Shefqet Hasimi.
Përmes telefonit, Hasimi dha më shumë detaje rreth asaj se çka deklaroi klienti i tij para organeve të rendit.
Por ku kanë shkuar hetimet deri më tani e tregon zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Varrimi i 41 vjeçarit do të bëhet të martën në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.