Site icon PrishtinaPress

Detaje nga therja në Prishtinë, njëri nga të lënduarit ishte i mitur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me përleshjen që ndodhi dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku për pasojë dy persona u lënduan njëri prej të cilëve u ther me thikë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Xheladin Hana, Prishtinë (NN) 04.03.2023 – 13:10. Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version