Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me ambasadorët e shteteve të KiE-së.
“Qëllim i këtij takimi ishte koordinimi për procesin e anëtarësimit të ???????? në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, njëzëri u pajtuam që këto takime të jenë të rregullta, si dhe të vazhdojë puna e mirë e përbashkët e delegacionit tonë dhe vendeve mike”, ka shkruar ndër të tjera Musliu-Shoshi.
Kryesues i këtij takimi nga delegacioni i Kosovës ka qenë, Arben Gashi, ndërsa përveç deputetes Musliu-Shoshi, anëtarë janë edhe Besnik Tahiri dhe deputeti Enis Cervan.
