Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për shpërthimin që u dëgjua mbrëmë në Mitrovicën e veriut.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana”.
Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.
“Rr. Tirana, Mitrovicë Veri, 21.09.2023 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ka ndodhur një shpërthim. Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Express/