-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga plagosja e zyrtarit policor në Fushë Kosovë: Njëri nga të dyshuarit u arratis

Një polic, jashtë detyrës zyrtare është plagosur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima ishte kalimtar rasti, në momentin kur kishte ndodhur mosmarrëveshja mes dy grupeve.

Ai u dërgua për tretman në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin, dy persona janë intervistuar nga prokurori, derisa njëri nga të dyshuarit ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje edhe armëmbajtje pa leje”.

Për rastin dje ka raportuar edhe Klan Kosova./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img