7.6 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Janë zbardhur detaje të reja nga kontrolli që u zhvillua në 28 Mars në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Raportohet se në vendimin e gjykatës ishte specifikuar që të kontrollohet banesa ku jetojnë dy motrat dhe e prindërve të tyre, po ashtu të sekuestrohen edhe aparatet celularë.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi leje gjykatës për kontrolle për shkak të hetimeve që po kryen për shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin me qira më herët motrat Nikolli.

Nga shpërthimi fatkeqësisht u lëndua fqinji i tyre Enea Thomaraj, i cili për shkak të plagëve në pjesën e kokën nga rënia e derës së banesës së tij qëndroi 3 muaj në koma dhe humbi jetën në 4 Tetor të 2024. I riu ishte pa asnjë  precedent të mëparshëm penal.

Tv Klan raporton se operacioni i strukturave të policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit me vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Pas sekuestrimit të aparateve celularë që në momentin e parë ata janë shoqëruar në banesat përkatëse ku edhe është ushtruar kontrolli. Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Xhovana Nikolli e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu edhe për emrin e urdhëruesit.

Shpërthimi ndodhi në katin e 4 të pallatit në Lagjen Haxhias të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Banesa e dy motrave pati vetëm dëme materiale ndërsa komshiu përballë humbi jetën disa muaj më vonë për shkak të plagëve të marra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img