Site icon PrishtinaPress

Detaje nga gjobitja në Ferizaj – Albin Kurti dëmton buxhetin e Vetëvendosje

“Inspektorat punën e tyre, na tonën”, tha Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pas një tubimi që e kishte mbajtur në Ferizaj, gjë për të cilën është dënuar me 500 euro.

Dënimi për partinë e Kurtit është shqiptuar nga Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Vendimi i tyre për dënimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka ardhur pasi lideri i partisë së bashku me kandidatin për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadanin, dhe mbështetës së tyre kanë qëndruar në një lokal,  pa i respektuar masat e vendosura nga vetë Kurti, i cili udhëheqë me qeverinë e vendit.

“Subjekti politikë ka  bere njoftimin në rrjete sociale ftesë për të rinjtë’ duke mos e përfillur numrin e kufizuar të pjesëmarrësve dhe vaksinimin apo testin negativ për Covid, me ç’rast gjate inspektimit nga inspektorët sanitarë në vendin e ngjarjes është konstatuar shkelje në piken 27 të Vendimit të Qeverisë me nr.01/37 dhe është dënuar subjekti politike me nenin 24.4 me gjobe 500€”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për Gazetën Insajderi.

Pa u dënuar nuk ka mbetur as lokali ku atë ditë ka qëndruar Kurti me mbështetësit e tij ferizajas.

Kafiteria në qendër në qytetit është gjobitur me 200 euro nga inspektorët sanitarë.

“Ndaj biznesit është shqiptuar masë ndëshkimore për shkak se ka shkelur masat për parandalim të përhapjes së COVID-19 sipas Vendimit të Qeverisë 01/37,: Paragrafin F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private], pika 27”, thuhet në përgjigjen e AUV për Gazetën Insajderi.

“Po ashtu, operatori ekonomik ka bërë shkelje edhe në pikat si: Piken 35, ku nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë qe t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve; Piken 37, ku nga data 27 shtator 2021, lejohet shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura deri në 50% e kapacitetit të hapësirës; Pika 39, ku klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç: 39.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit: 39.2. Ndërsa paguan porosinë; 39,3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti; 39.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë; Pika 42, Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2”.

Gazeta ka kontaktuar më pronarët e kafiterisë ku ka qëndruar Kurti dhe Ramadani, por të njëtjti deri sot nuk kanë kthyer asnjë përgjigje./Insajderi.org

Exit mobile version