Site icon PrishtinaPress

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 5 shqiptarëve në Greqi, mes viktimave një 16-vjeçar

Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku kanë mbetur të vdekur 5 shqiptarë.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimë e aksidentit kanë mbetur pesë meshkuj, katër prej tyre të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç, ndërsa për personin tjetër që iste meta nuk ka ende detaje.

Mësohet se ata ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave.

Exit mobile version