2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Dragash, shoferi dyshohet se përdori telefonin gjatë vozitjes

PrishtinaPress pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Dragash, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë në trafik.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish kemi një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë  e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img