Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria me një komunikatë për media. Krasniqi kishte qëndruar për disa muaj me radhë në paraburgim si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Naiconale ka mësuar se aktakuza përfshin detaje lidhur me favorizimet që Krasniqi dyshohet t’ia ketë bërë një kompanie sllovene për blerje të rrymës.
Nuk dihet nëse me këtë rast ka ndonjë ndërlidhje edhe ambasadori Martin Berishaj.