17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Destinacioni që na bashkon: Prishtina Mall me një Koncert Magjik nga Sabri Fejzullahu

Prishtinë, 26 Korrik – Prishtina Mall ka kënaqësinë të njoftoj organizimin e një koncerti të jashtëzakonshëm me artistin legjendar Sabri Fejzullahu. Ky koncert do të mbahet më 26 korrik, në hyrjen lindore të Prishtina Mall, duke filluar nga ora 18:30.

Sabri Fejzullahu, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare, do të sjellë performancën e tij magjike. Në këtë koncert, publiku do të ketë mundësinë të shijoj hitet më të njohura të artistit, duke krijuar një festë të vërtetë të muzikës dhe emocioneve.

Përveç Sabri Fejzullahut, koncerti do të pasurohet me performanca të tjera të veçanta. Këngëtari Ndriçim Gazija, i njohur për zërin dhe stilin e tij unik, do të jetë pjesë e këtij eventit. Gjithashtu, DJ BigBby do të ofrojë ritme të zjarrta dhe muzikë për të mbajtur energjinë e lartë gjatë gjithë mbrëmjes.

Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet kryesore të verës në Prishtina Mall! Prishtina Mall ju fton të bashkoheni me ne për këtë event të veçantë dhe të krijoni kujtime të bukura me miqtë dhe familjen tuaj.

Detajet e Eventit:

Data: 26 Korrik
Vendi: Prishtina Mall, Hyrja Lindore
Ora: 18:30
Ju mirëpresim të gjithëve për një mbrëmje të paharrueshme!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img