Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili sot teksa publikoi disa foto nga veriu i Mitrovicës, tha se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”,
Çitaku e ka kritikuar Sveçlën duke thënë se ka dështuar në sigurimin e vendvotimeve të rregullta.
“Ministri i Punëve të Brendshme paska thënë për veriun e vendit ‘Kjo pjesë tashmë frymon ndryshe’. Po Ministër, frymon në kontejnerë. Qeveria e juaj ka dështuar t‘i sigurojë vendvotimet e rregullta. Mos u krekos. Mos na shit dushk për gogla”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Nesër më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në këto dy të fundit votohet edhe për asamble.