0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

​Dështon votimi i Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë sërish Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim të amendamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj.

 

 

Votimi në lexim të dytë ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti Visar Korenica kishte kërkuar të bëheshin ndryshime gjatë një seance më 22 shkurt

Korenica kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img