Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ku po akuzohet ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë për shkak se njëri nga të akuzuarit ka munguar.
Data tjetër e caktuar është 7 shkurti, nga ora 09:30.
Nagip Krasniqi po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2024 njoftoi se ka ngritur aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut dhe dy personave të tjerë.
Ata akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro.