4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dështon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Naim Smajli i akuzuar për vrasjen e të birit E.S, për shkak se prokurorja e shtetit Besa Limani ishte e angazhuar në një rast tjetër.

Pas propozimit të prokurores Limani kryetarja e trupit gjykues gjykatësja Altëne Murseli ndërpreu seancës duke e caktuar të radhës me 22 qershor të 2023.

Pas caktimit të seancës mbrojtësi i të akuzuarit Smajli avokati Abit Asllani tha prokurorja Limani ka qenë e njoftuar me kohë për këtë seancë dhe arsyeja e saj sipas avokatit Asllanit nuk është bindëse.

Po ashtu prezent në shqyrtim gjyqësor ishte dhe dëshmitari Sh.S i ftuar nga Prokuroria .

Paraprakisht, prokurorja Limani ka thënë se e ka edhe një shqyrtim tjetër gjyqësor ndaj nuk mund të marrë pjesë në seancën ndaj të akuzaurit Smajli.

“Meqenëse në të njëjtën kohë e kam pasur të caktuar edhe një shqyrtim gjyqësor në të njëjtën datë dhe të njëjtën orë ku edhe ka filluar seanca ku edhe e ndërpreva marrjen në pyete të dëshmitarit për të ardhur këtu dhe për t’u sqaruar dhe në pamundësi për të marrë pjesë në të dyja shqyrtimet gjyqësore kërkoj që ky gjykim të shtyhet për një datë tjetër që do të ishte e volitshme për të gjithë, po ashtu nuk kam mundur të gjejë zëvendësim edhe përkundër që jam interesuar” tha prokurorja Limani, raporton “Betimi për Dretjësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img