Seanca e parë kundër Milaim Zekës për manipulimet me viza ka dështuar qysh në fillim.
Kjo pasi Gjykata nuk ka arritur ta dërgojë me kohë urdhëresën për sjelljen e Milaim Zekës, raporton Insajderi.
Në seancë kanë qenë dy të akuzuarit e tjerë, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu.
Përfaqësues i Zekës në seancën fillestare ishte avokati i tij, Florent Latifaj.
Seanca e radhës është caktuar për datën 29 tetor.