Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka dështuar përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për miratimin e Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Shërbyesit Civil.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konstuar se s’ka kuorum meqë kanë marrë pjesë në votim vetëm 59 deputetë dhe dy të tjerë s’kanë marrë pjesë në votim.
Gjithashtu, përveç që s’ka pasur kuorum, vetë Konjufca ka abstenuar dhe një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër. Përveç votës së Konjufcës ka qenë edhe një abstenim tjetër.
“Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim, dy deputet s’morën pjesë, kështu që s’ka kuorum”, ka deklaruar Konjufca pas votimit.
Kryetari i Kuvendit ka thënë se Ligji i njejtë mund të vendoset për votim në një seancë tjetër kurdo që mund të organizohet.
Një përpjekje të tillë të Lëvizjes Vetëvendosje e ka kundërshtuar edhe opozita, që ka lëshuar sallën paraprakisht.