Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare, ku po diskutohen zhvillimet më të fundit në vend.
Ndër të tjerash, në këtë seancë u vë në votim edhe zgjedhja e një anëtarit ë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, votim ky që dështoi.
Asnjë nga kandidatët e propozuar për këtë pozitë nuk mori votat e mjaftueshme për t’u përzgjedhur.
69 deputetë morën pjesë në votimin e fundit për këtë pikë, 36 prej tyre që bënë vota të pavlefshme, 26 që votuan për Besnik Bislimajn dhe 7 për Alban Ajvazin.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se konkursi në fjalë duhet të përsëritet.