Për tu bërë lajm për deklarata skandaloze është ndër të parët, por kur bëhet fjalë për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës mbetet në fund të listës. Fjala është për kandidatin e VV-Guxo, Luan Gacaferi i cili dje lëshoi një deklaratë skanaloze ku iu gëzua shëndetit të rënduar të ish-presidentit Thaci që gjendet në parapurgim në Hagë.
Në listën e siguruar nga Ballkani.info, sipas votave të numëruar deri tash Luan Gacaferi rënditet i katërti nga fundit i listës.
Ai deri tani ka siguruar 3699 vota, pas tij Gegë Lleshi me 3689 vota, Hamdi Jaha me 3581 dhe e fundit në listë Brunilda Gjura Tafili me 2637 vota.
Ndërsa Albin Kurti është më i votuari me 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.
Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.