Në mungesë të kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Janë 30 pika që kanë të bëjnë me votime, përjashtim një pike të PDK-së i lidhur Projekt-rezolutën për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka caktuar për nesër seancë me pikat e papërfunduara.