Site icon PrishtinaPress

Dështon Koreja Veriore, i eksplodon raketa pak momente pas shkrepjes

Koresë së Veriut i ka dështuar testimi i një rakete, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka thënë se e kishte detektuar një raketë e cila ka shpërtheu pak sekonda pasi që u shkrep, transmeton Express.

Koreja e Veriut e ka të ndaluar çfarëdo testimi raketor apo bërthamor në bazë të rezolutave të OKB-së.

Megjithatë, ky vend ka mbajtur testime të tilla dhe atë goxha shpesh. Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në avancimin e teknologjisë raketore.

Exit mobile version