Me dy vota për dhe shtatë kundër, ka dështuar zgjedhja e Arsim Halilit, si drejtor i përgjithshëm i RTK-së.
Po ashtu Bordi i RTK-së, me një votë për dhe tetë kundër, nuk e zgjodhi Mihrie Beiqit në pozitën e udhëheqëses së shërbimeve të përbashkëta në RTK.
Të dy këto propozime, janë bërë nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së.
Në këtë mbledhje është miratuar vetëm kërkesa për një auditim specifik nga NJAB.