Site icon PrishtinaPress

Dështoi për të dytën herë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës – mungon kuorumi

Për të dytën herë radhazi ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca ishte thirrur për të shqyrtuar çështje me rëndësi për kryeqytetin, por mungesa e asambleistëve komunalë bëri që ajo të mos zhvillohej as kësaj radhe.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që një seancë e jashtëzakonshme dështon për të njëjtën arsye.

Për momentin nuk ka një datë të re për mbajtjen e seancës.

Exit mobile version