Site icon PrishtinaPress

Dështoi marrëveshja me sindikatën e arsimit, deklarohet Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transferave, Hekuran Murati, ka thënë se Sindikata e Arsimit është duke bërë greva të pakuptimta.

Ai gjatë një konference për media, ka thënë se si qeveri janë përpjekur që të i realizojnë kërkesat e sindikatave.

Ka përmendur pakon kundër inflacionit me vlerë 150 milionë euro.

“Ne kemi ofruar shtesë në paga për përballje me inflacionin. Te kërkesa tjetër ka qenë ligji për sigurime shëndetësore, ai ligj nuk mund të bëhet sot ose nesër, ai është në procedure”, ka deklaruar Murati.

AI ka folur edhe për Ligjin e Pagave, duke thënë se për mësimdhënësit do të jetë koeficenti më i lartë.

Po ashtu Murati ka thënë se me Ligjin e Greva, në momentin kur shpallet greva shkëpuet marrëdhënia mes punëdhënësit dhe punëmarrësit për sa kohë që mbahet greva. /

Exit mobile version