-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dështimi në KiE, Krasniqi: Qeveria dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer, zgjedhjet na nxjerrin nga izolimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës pas dështimit në Këshill të Evropës.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka humbur mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo qeveria ka dështuar ta finalizojë një punë thuajse të kryer.

Ai ka bërë me dije se zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e eja.

Sot, është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët tanë. Sot, do të duhej të festonim pranimin në Këshillin e Evropës. Në vend se të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – e për çfarë është punuar gjatë, sot jemi dëshmitarë të humbjes së mbështetjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo Qeveri, ky pushtet, pa përjashtuar asnjë nga përgjegjësit e institucioneve shtetërore, dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer. Mbështetjen e ktheu në injorim. Besimin në zhgënjim. E të ardhmen e sigurt të qytetarëve tanë – e shndërroi në faturë të lartë politike që duhet ta paguajnë po ata”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se sot ky pushte zyrtarisht ka humbur legjitimitetin.

Prandaj, shkuarja në zgjedhje të parakohshme, krijimi i një Qeverie të re, kredibile, kompetente dhe të përgjegjshme, që e heqë Kosovën nga izolimi dhe e orienton nga integrimi i sigurt euro-atlantik – është e domosdoshme. Sot, edhe zyrtarisht ky pushtet e ka humbur legjitimitetin. Shteti ka nevojë për qytetarët dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre!”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img